"The Cham Albanians of Greece" - ne Londer

Diten e Premte me date 26 Prill, Instituti i Studimeve për Çamërinë organizoi promovimin e librit "The Cham Albanians of Greece" ne Travelers Club ne Londer. Ky eshte aktiviteti i dyte i nje seri te tille te promovimit te ketij libri dokumentar shumë te rendesishem per Çamërinë. Ne kete aktivitet pervec autoreve te nderuar Bejtullah Destani, Robert Elsie, moren pjese perfaqesues nga Instituti i Studimeve per Çamerine, profesor te njohur anglez, perfaqesues te trupit diplomatik, perfaqesues te medias, shqiptar qe jetojne dhe punojne ne Britanine e Madhe etj. Prezent ne kete promovim ishte profesori i njohur anglez Noel Malcom, i cili ne fjalen e tij e cilesoj kete liber si nje themel te rendesishem per ceshtjen came dhe vuri theksin ne rolin e vyer qe mund te kene historianet per promovimin e ceshtjes came me asetet e duhura akademike sic ky liber perfaqeson. Gjithashtu ne panelin kryesor I ftuar ishte dhe Sir Geoffrey Nice, nje nga figurat me te shquara ne boten shqiptare, si prokuror gjate gjyqit te ish presidentit te Serbise, Slobodan Milosevic, i cili vleresoj rendesine e ketij libri kur ai personalisht perpara se te lexonte kete liber nuk dinte qe ekzistonte nje ceshtje kaq vitale dhe e jetuar ne rajonin e Ballkanit. Me promovimin e ketij libri ne Londer, ne vendin dhe ku ky liber eshte botuar, Instituti i Studimeve për Çamerine arriti qellimin e tij kryesor te ketij aktiviteti, ndergjegjesim nderkombetar te çeshtjes çame ne nje nga qytet me te rendesishme ne histori dhe vendimarrje boterore. Gjithashtu Instituti i Studimeve per Çamerine falenderon te gjithe shqiptaret qe ishin prezent ne kete takim si dhe ambasadorin e Republikes se Shqiperise ne Angli, zotin Mal Berisha me perfaqesuesit e tjere te ambasades sone ne Londer per mbeshtjen qe i dhane ketij aktiviteti si dhe ndergjegjesimin nderkombetar te çeshtjes came. Falenderimet me te rendesishme i shkojne patjeter te dy autoreve per punen e madhe qe kane bere duke punuar per nje liber te nje rendesie madhore, si nje hap te rendesishem per zgjidhjen e çeshjte çame.